Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bashkëpunimi me FSHF, zyrtarja e FIFA-s në Shqipëri: Fokus te zhvillimi i talenteve dhe futbolli amator

Federata Shqiptare e Futbollit është duke implementuar një program të ri me FIFA-n, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vendin tonë. Së fundmi në Shqipëri ka mbërritur një prej këshilltareve teknike rajonale të FIFA-s, e cila ka zhvilluar disa takime këshilluese me drejtuesit e Departamenteve të ndryshme në FSHF, si edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Në një prononcim për fshf.org, Dr. Karolin Braun, e cila është caktuar nga FIFA për të punuar me disa prej federatave më të mëdha në Europë tregon se në këtë vizitë të parë në Shqipëri, diskutimet janë lidhur me disa aspekte shumë të rëndësishme sa i përket futbollit, që nga zhvillimi i talenteve të rinj, tek ekipet kombëtare, futbolli amator, edukimi i trajnerëve, grassroots etj.

“Më quajnë Dr.Karolin Braun, jam një nga këshilltaret teknike rajonale për FIFA-n. Kam këtë rol në FIFA prej shumë vitesh në të gjithë botën dhe përveç meje, kemi edhe 13 ekspertë të tjerë që punojnë në konfederata apo federata anëtare të ndryshme. Unë jam caktuar në Europë, dhe po punoj në 44 vende, duke përfshirë federatat e mëdha të renditura më lart në FIFA, por edhe me federatat e tjera në këtë kontinent. Përgjegjësia kryesore e një keshilltari rajonal teknik është të japë këshilla teknike për federatat anëtare që përfshijnë: zhvillimin e talenteve të reja, ekipet kombëtare, grassroots, futbollin amator, edukimin e trajnerëve etj., që do të thotë se është gamë e gjërë ekspertize dhe dijesh, por gjithashtu duke punuar mbi strategji e duke i rishikuar ato dhe duke iu dhënë këshilla në çështje teknike. Për më tepër, tani në FIFA kemi gjithashtu dy projekte të mëdha që po punojmë me Federatat, ku e para është skema për zhvillimin e talenteve dhe e dyta është projekti për futbollin amator” – shprehet Dr. Braun, e cila i konsideron shumë të rëndësishme të tilla takime. “Është shumë e rëndësishme që të takohemi me njerëzit në terren, të shkojmë në Federata siç po bëjmë tani me FSHF-në, të vizitojmë selinë në Tiranë, dhe të njohim njerëzit përgjegjës, drejtuesit e Departamenteve dhe të flasim për mundësitë, por edhe për sfidat që ka çdo departament, sa i përket anës teknike dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të besueshme për të punuar së bashku në të ardhmen”.

Ndër të tjera, ajo nënvizon edhe se ku duhet të punojë më tepër Federata Shqiptare e Futbollit, duke theksuar se një nga mundësitë më të mëdha të FSHF-së për momentin është ajo e skemës së zhvillimit të talenteve.

“Siç e citova më sipër, kam rreth 44 vende në mbikëqyrje, që janë shumë të ndryshme, bazuar në performancat e tyre dhe në renditjen e FIFA-s. Do të vizitoj Federatat e mëdha si ato franceze, gjermane, portugeze, spanjolle dhe pa dyshim, edhe këto institucione të mëdha mund të përmirësohen dhe të punojnë në cështje teknike. E njëjta gjë vlen edhe për FSHF-në. Gjatë gjithë kohës duhet të rishikojmë strategjitë dhe të punojmë në shtylla të ndryshme. Aktualisht një nga mundësitë më të mëdha të FSHF-së është skema e zhvillimit të talenteve, duke punuar me talente që përfshijnë ekipet kombëtare, talentet në fushë dhe të gjitha fushat e ndryshme në departamentin teknik, duke përfshirë gjithashtu dhe departamentin e grassroots-it dhe futbollit amator. Kjo do të ishte një mundësi shumë e madhe për të punuar së bashku me FSHF-në dhe deri tani po shkon çdo gjë shumë mire” – shprehet Dr. Karolin për fshf.org.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...