Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Bashkëpunimi me PSG-në ndërpritet dy vite më herët, mesfushori rikthehet në shtëpi

Ander Herrera ka ndërprerë kontratën me PSG-në. Mesfushori spanjoll ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kampionëve të Francës për t’u larguar si lojtar i lirë, edhe pse kishte edhe dy vite kontratë.

33-vjeçari ka zgjedhur të rikthehet tek Athletic Bilbao, aty ku e presin krahëhapur trajneri Valverde dhe tifozët baskë. Herrera veshi fanellën e Bilbaos në vitet 2011-2014, duke qenë një nga protagonistët në mbërritjen në finalen e Europa League (2012).

Në stol ishte Ernesto Valverde, njësoj si sot, dhe Bilbao zhvillonte një edicion fantastik në Europë, por në fund dështoi 3-0 në finalen spanjolle të luajtur në Bukuresht të Rumanisë përballë Atletico Madrid.

Herrera u transferua te PSG në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë nga Manchester United, duke ia dalë të fitojë pesë trofe me ekipin kryeqytetas.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...