Sulmuesi boshnjak i Interit, Edin Dzeko, është pranë të rinovimit të kontratës me klubin zikaltët. Dzeko u bë pjesë e Interit, në verën e 2021 duke e ndihmuar ekipin si brenda fushe dhe jashtë saj.
- Kahn: Muller nuk do largohet nga Bayern, do e bind unë të qëndrojë
- Roma pranë goditjes së dytë në merkato, arrihet akordi me mbrojtësin francez
- 500 ndeshje me fanellën bardhezi, Bonucci: I lumtur që kam bërë histori me Juven
- Mourinho lartëson autorin e golit: Është i pjekur si një 30-vjeçar
Boshnjaku tregoi dhe një herë tjetër kualitetet e tij në gjysmëfinalen ndaj Milanit, teksa shënoi në minutën e 8-të, duke e ndihmuar ekipin të merrte një avantazh të hershëm.
Sipas medieve italiane, boshnjaku ka pranuar të firmosë edhe për një vit tjetër duke reduktuar pagën e tij. Paga e re që Dzeko do të përfitojë do të jetë 5 milionë euro. Sulmuesi kishte oferta në MLS, por dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në nivele të larta.
