Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Bashkëpunoi në vrasjen e të shoqit, dënohet bashkëshortja e Lorenzo Wright

Më në fund shtatë vjet pas vdekjes së basketbollistit Lorenzo Wright organet amerikane të drejtësisë dënojnë ish-bashkëshorten e tij Sherra Wright Robinson, për fshehje të provave dhe bashkëpunim në vrasje të gradës së parë. Lorenzen Wright, sic ishte edhe emri i tij i vërtetë kishte luajtur për plot pesë sezone me franchise-n e shtetit ku kishte lindur dhe ishte rritur Tennessee, pra me Memphis Grizzlies në NBA dhe vdekja e tij u shndërrua në cështje, që si për ironi të fatit u quajt “Operacioni Rebound”. Historia e trishtë filloi mbrëmjen e 18 korrikut të vitit 2010, kur sipas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij Sherra Wright Robinson, Lorenzo Wright u largua nga shtëpia e tij në Collierville, Tennessee në zotërim të një cante me drogë e gjithashtu edhe të një sasie të paspecifikuar parash. Që nga ajo ditë ish-basketbollisti i skuadrave të tilla si Los Angeles Clippers, Atlanta Hawks, Memphis Grizzlies, Sacramento Kings dhe Cleveland Cavaliers nuk u pa më nga askush dhe për të nuk u dëgjua më asnjë fjalë, deri sa trupi i 34-vjecarit u gjet pa jetë nëntë ditë më vonë, i dekompozuar në një pyll, në periferi të Memfisit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta. Në vitin 2014 Sherra wright Robinson përfitoi një policë prej një milionë dollarësh nga sigurimi i jetës që kishte bërë ish-bashkëshorti i saj, para të cilat iu akorduan për të rritur gjashtë fëmijët e tyre. Hetimet morën një kthesë të papritur në fillim të muajit dhjetor, kur Billy Turner u akuzua për vrasje të gradës së parë, në “Operacionin Rebound”. Hetuesit e FBI ishin të bindur se Billy Turner dhe Sherra Wright Robinson kishin lidhje ndërmjet tyre, pasi frekuentonin të njëjtën kishë dhe në fakt Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara kishte plotësisht të drejtë, pasi dyshimet u vërtetuan kur një ekip i specializuar zhytësish gjeti armën e krimit në një liqen në Ëalnut, Mississippi,120 kilometra në lindje të Memfisit. Departamenti i Policisë së këtij qyteti e kishte klasifikuar këtë rast si një ndër cështjet më të rëndësishme të pazgjidhura. Vetë Sherra Ëright Robinson kishte në Kaliforni ditën e hënë një seancë gjyqësore ku do të merrej në pyetje, por gjithsesi të premten në mbrëmje organet përkatëse të drejtësisë morën masën e ndalimit për ish-bashkëshorten e Lorenzo Wright, duke patur frikën se 46-vjecarja nuk do të kthehej më në Memphis. Lorenzen Wright ishte një figurë shumë popullore në Memphis jo vetëm për shkak të bamirësive të shumta por gjithashtu edhe për faktin se babai i tij stërviste skuadrat e ndryshme të moshave në “Summer League”, për më tepër ish-basketbollisti 2.11 cm i gjatë i cili gjatë karrierës kishte luajtur si sulmues dhe si qendër numëronte 13 sezone në NBA, duke shkuar në play off në vitin 1997 me Clippers dhe per tre sezone radhazi me ekipin e qytetit të tij Grizzlies.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...