Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Bashkëshortja bëhet pengesë, Terry nuk transferohet në Rusi!

Ish kapiteni i Chelsea-it John Terry nuk do të transferohet në Rusi te Spartaku i Moskës. Kur gjithçka dukej një fakt i kryer me 37-vjeçarin që do të firmoste për një sezon me skuadrën e drejtuar nga italiani Masimo Carrera dhe do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon, transferimi ka dështuar dhe pengesë për këtë është bërë familja e Terry-it, bashkëshortja Toni dhe 2 fëmijët të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak jetesa në kryeqytetin rus Moskë. Lajmin që nuk do të jetë pjesë e Spartakut të Moskës edhe pse pak ditë më parë kreu vizitat mjekësore për klubin ruse bëri publik vetë Terry në rrjetet sociale.

“Pas mendimesh të konsiderueshme, kam vendosur të refuzoj ofertën e Spartakut të Moskës. Dua ta falënderoj klubin e Spartakut dhe i uroj atyre dhe tifozëve të skuadrës një sezon sa më të mbarë. Ata janë një klub shuam ambicioz që më kanë habitur me profesionalizmin e tyre. Por, pasi e shqyrtova këtë lëvizje me familjen time, vendosëm se kjo nuk ishte lëvizja e duhur për ne”, shkruhej në postimin e John Terry-it.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...