Futboll

Bashkëshortja e Eriksen: Chris është mirë, tani kemi nevojë për qetësi

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, për vendosjen e një defibrilatori automatik, Christian Eriksen la spitalin ditën e djeshme, për të nisur rikuperimin në shtëpi, në pritje për të mësuar a do të mund të rikthehet sërish në fushat e blerta.

Fantazisti u bëri një vizitë edhe shokëve të tij në përfaqësuesen daneze, duke u shprehur gjithë mbështetjen për këtë edicion të Europianit dhe para se të kthehej në shtëpi, foli për kanalin e federatës vendase, ku konfirmoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe bashkëshortja e Eriksen, Sabrina, e cila e kontaktuar nga mediat italiane, ka theksuar se tashmë futbollisti dhe familja e tij kanë nevojë për pak qetësi, pas një momenti mjaft të vështirë që kaluan.

“Christian është mirë. Tani jemi në shtëpi dhe kemi nevojë mbi të gjitha për pak pushim dhe qetësi”, deklaroi Sabrina, e cila pa nga tribuna e “Perken Stadium” se si bashkëshorti i saj u rrëzua në tokë, pas një arresti kardiak.

Gjatë këtyre orëve pritet që Eriksen të bëjë një mbledhje online me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Interit, të cilët më pas pritet të bëjnë një udhëtim “blitz” drejt Danimarkës, për të parë nga afër gjendjen e fantazistit dhe për të marrë në dorëzim kartelën mjekësore.

Ndërkohë vetë Eriksen pritet të rikthehet në Milano në muajin korrik, ku do t’u nënshtrohet edhe njëherë të gjithë ekzaminimeve të nevojshme, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi të ardhmen e karrierës së tij.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency