Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bashkëshortja e Keita sulmon ashpër Wanda Nara-n

Keita - Wanda Nara
Keita - Wanda Nara

Lidhja e supozuar mes Wanda Naras dhe ish-mbrojtësit të Interit, Keita Balde, vazhdon të nxitë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm (këtu lajmet). Këto thashetheme janë mohuar nga Mauro Icardi, i cili ka bërë të ditur se është ende ligjërisht i martuar me argjentinasen.

Në orët e fundit kanë mbërritur komentet zyrtare nga dy protagonistët e tjerë të historisë, Keita dhe bashkëshortja e tij, Simona Guatieri:

“Më vjen shumë keq që bashkëshortja ime, Simona, dhe dy fëmijët e mi të shkëlqyer duhet të dëgjojnë gjëra të tilla, të pabaza, për të tërhequr vëmendjen mediatike. Unë, sinqerisht, u kërkoj të gjithëve të respektojnë familjen time, e cila nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e rrëfyera”, ka shkruar Keita.

Komenti i bashkëshortes së tij është pa dyshim më i ashpër, me një referencë mjaft të hapur ndaj Wanda Naras: “Ekzistojnë gra serioze, të ndjeshme, të sinqerta, sensuale. Sa bukur, këto gra mbajnë erë të pastër! Dhe pastaj janë ato që quhen në zhargonin italian konsideron Wacche (lopa)”. Sigurisht që shkronja W (në vend të V-së nuk lë asnjë dyshim se kujt i referohet partnerja e Balde.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...