Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bashkëshortja e Van Gaal rrëfen momentin e vështirë: Qau kur ia komunikuan…

Një nga periudhat më të vështira të karrierës së Louis Van Gaal, ka qenë padyshim shkarkimi nga pankina e Manchester United në 2016-ën, teksa prapaskenat i zbulon bashkëshortja e tij, Truus, në një dokumentar dedikuar trajnerit holandez.

Ky i fundit fitoi FA Cup në 2016-ën, por pak orë më vonë, e thirrën për t’i komunikuar shkarkimin, teksa Truus zbulon se e gjeti të shoqin duke qarë, pasi ishte njohur me vendimin e drejtuesve.

“Mbrëmjen që Manchester United fitoi FA Cup, e ndjeva që Louis do të shkarkohej. Drejtuesit e klubit dhe Alex Fergusson nuk erdhën ta përgëzojnë nga afër, por thjesht e përshëndetën nga larg. Intuita femërore më bëri të kuptoj se do të shkarkohej dhe ia thashë këtë, por ai nuk më mori seriozisht. Më pas më telefonoi dhe më tha se kisha të drejtë. Në shtëpi e gjeta duke qarë, e përqafova dhe u përlota edhe unë”, rrëfen Truus.

Më pas bashkëshortja e Van Gaal rrëfen edhe një video-telefonatë mes trajnerit holandez dhe atëherë sulmuesit kryesor të Manchester United, Wayne Rooney, me të dy që kishin raporte mjaft të mira.

“Më pas Louis bëri një video-telefonatë me Rooney-n, i cili ishte shumë i zhgënjyer dhe i nervozuar me shkarkimin. Ai kishte besim te puna e Louis dhe ishte i bindur që me një sezon më tepër, Manchester United mund të kthehej në rrugën e duhur”, shprehet bashkëshortja e Van Gaal.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...