Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bashkëshortja mban “peng” Di Marian, qyteti i Torinos vendoset në provë

Angel Di Maria mbylli aventurën me PSG dhe tashmë është në kërkim të aventurës së radhës, e cila pritet të jetë sërish e një niveli të lartë pavarësisht moshës 34-vjeçare të argjentinasit. Një nga klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit është Juventusi në Itali. Bardhezinjtë kanë identifikuar te cilësitë e Di Maria, pasardhësin e duhur për Paulo Dybala ndërsa trajneri Massimiliano Allegri pret ta rreshtojë në sulm përkrah Chiesa e Vlahovic.

Megjithatë, palët për momentin i kanë ndërprerë bisedimet me bardhezinjtë që janë të qartë në atë se çfarë ofrojnë për Di Maria; një kontratë dyvjeçare me shtatë milionë euro në sezon plus bonuset. Gjithsesi, ngërçi i vërtetë nuk qëndron tek shifrat në kontratë, por tek bashkëshortja e Di Maria, Jorgelina Cardoso.

Kjo e fundit nuk është e bindur nëse Torino është qyteti i duhur për të dhe familjen e saj, ndaj në ditët në vijim do të udhëtojë personalisht drejt veriut të Italisë. Nëse Torino do ta kalojë provën në sytë e bashkëshortes së Di Marias, atëherë argjentinasi ka një shans të lartë të veshë fanellën e Juventusit në sezonin e ardhshëm. Në këtë formë, tratativa është në vendnumëro dhe vendimi do t’i takojë Cardosos, ndërkohë që Di Maria ka edhe në tavolinë edhe një propozim nga Barcelona.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...