Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bashkia e Kukësit “lan duart” me klubin e futbollit, aksionet e saj i blen Braka SHKP

Bashkia e Kukësit nuk ka më përqindje aksionesh te KF Kukësi. Mësohet se 12.5% të aksioneve që zotëroheshin nga njësia e qeverisë vendore i është shitur privatit. Më konkretisht, këtë pjesë të aksioneve që zotërohej nga Bashkia e ka blerë Braka SHKP për vlerën 65 milionë lekë të vjetër.

Pjesa tjetër e aksioneve, 87.5%, zotërohet nga Lavdrim Gjici, vëllai i presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Shitja e aksioneve të Bashkisë te Braka SHKP nuk vë në diskutim vendimmarrjen, pasi kuptohet familja Gjici, me përqindjen e aksioneve që zotëron nuk mund të pengohet vendimet që do të merre nga një aksionar që ka vetëm 12.5% të aksioneve. Përkundrazi, përfshirja e Braka SHKP si pronare e klubit pritet të rritë kapacitetet financiare të Kukësit, që sezonin e ardhshëm synon të jetë forcë e parë në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...