Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bashkohet me ushtrinë e Ukrainës, tenisti që mundi Federer: Di të gjuaj me armë dhe do e bëj

Sergiy Stakhovsky mundi Roger Federer në raundin e dytë të Ëimbledon 2013. Fitorja më e rëndësishme e karrierës së tij, por jo beteja më e madhe që do të përballej ndonjëherë tenisti ukrainas. Ai doli në pension pas Australian Open të fundit, por tani do të luftojë për vendin e tij: “Unë di të përdor një armë, nëse duhet ta përdor, do ta përdor.”

36-vjeçari bëhet kështu një tjetër tenist ukrainas që ka ngritur zërin ditët e fundit në lidhje me tmerrin që është duke kaluar vendi i tij prej pushtimit rus.

Stakhovsky është regjistruar në ushtri dhe jo me një çmim të lirë. Ai ka lënë gruan e tij, Anfisa, dhe fëmijët në shtëpinë e tyre në Hungari.

Ka qenë një vendim i tmerrshëm. Unë ende nuk e di se si e kam bërë këtë. Ka qenë shumë e vështirë për gruan time. Fëmijët e mi nuk e dinë as që jam këtu. Ata nuk e kuptojnë se çfarë është kjo gjë. Ata janë shumë të vegjël për të ditur,”- tha ai për BBC.

Nga fjalët e ukrainasit, i cili u bë numri 31 në botë në vitin 2010, duket se gruaja e tij u ka thënë fëmijëve se babai i tyre ka shkuar për të luajtur një turne tenisi, por raketa është larg nga duart e Stakhovsky, i cili tani do të mbajë një armë.

“Shpresoj që të mos më duhet të përdor armën, por di të gjuaj dhe nëse duhet, do ta bëj”,-shpjegoi më tej ai.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...