Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Bashkohu me ne”, klubi më i dashur në Brazil fton Sergio Ramos

Sergio Ramos është pa skuadër pas ndarjes me PSG-në. Ish-kapiteni i Real Madrid kaloi dy sezone jo fort pozitive në kryeqytetin francez.

Shumë është përfolur për të ardhmen e tij. Dëshira e madhe ishte rikthimi te Sevilla, skuadra e zemrës, por asnjëherë nuk nisën bisedimet zyrtare me andaluzianët.

Inter Miami e kërkon në MLS për ta bërë sërish shok skuadre me Leo Messin, ndërkohë që ka edhe oferta nga Arabia Saudite.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Marca shkruan se 37-vjeçarin e duan edhe në Brazil. Flamengo, një ndër skuadrat më të dashura në tokën e futbollit, po tenton ta bindë që të transferohet në Rio de Janeiro.

Aty ku do të formonte dyshen e qendrës së mbrojtjes me David Luiz. Flamengo ka bërë shumë mirë në vitet e fundit.

Duke fituar dy herë Kupën Libertadores (2020, 2022). Tifozët shpresojnë që drejtuesit e klubit të bindin Sergio Ramos, një lojtar me përvojë të madhe dhe shumë trofe të fituara.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...