Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basket, Khimki M., surpriza e Euroleague-s, “bien” Barcelona dhe Anadolu Efes

Basket, Khimki M., surpriza e Euroleague-s, “bien” Barcelona dhe Anadolu Efes

Katër fitore të skuadrave vendase në ndeshjet përmbyllëse të raundit të dytë të Euroleague-s së Basketbollit. Skuadra e Valencias mposhti me rezultatin 78 – 71 Anadolu Efes, duke koleksionuar fitoren e parë sezonale pas disfatës në premierë me Khimki M. Spikati në këtë duel amerikani Green me 24 pikë, 2 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa skuadrës turke nuk i mjaftoi forma e mirë e serbit Stimac, që shënoi plot 22 pikë.

Triumfoi gjithashtu në ndeshjen shtëpiake Olympiakos, që iu imponua 80-75 Unicaja-s. Skuadra greke e pati gjatë gjithë kohës nën kontroll lojën, duke krijuar një shkëputje prej 10 pikësh që në periodën e parë (21-11). Në fillim të periodës së katërt kjo epërsi shkoi deri në 15 pikë, me vendasit që lëshuan terren në minutat e fundit, por pa e rrezikuar fitore, që ishte e dyta radhazi.

Crvena Zvezda, e udhëhequr nga dyshja Bjelica-Rochestie, kaloi me rezultatin 90 -82 Barcelonën, që provoi disfatën e parë pas suksesit me Panathinaikosin. Reagimi i skuadrës serbe ishte ai i duhuri pas humbjes minimale në parketin e Zalgiris Kaunas.

Tregoi forcën në këtë fillim sezoni Khimki M, që i shkaktoi humbjen e parë pikërisht Zalgiris Kaunas me shifrat 85 – 77. 24 pikët e lituanezit Jankunas nuk i mjaftuan Zalgirisit përballë debutuesve në Euroleague.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...