Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basketball Champions League/Prishtina fiton të parën ndaj Donar Groningen

Prishtina fitoi 84-64 ndaj skuadrës holandeze Donar Groningen në takimin e parë të raundit të parë kualifikues në Basketball Champions League. Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, I cili ishte mbushur me shikues, kryeqytetasit shënuan suksesin e parë në këtë kompeticion, teksa vitin e kaluar pësuan disfatë në të dyja sfidat me Tsmoki Minsk.

Duhet veçuar fakti që gjatë pjesës së parë të gjitha pikët e Prishtinës (46) u shënuan nga lojtarët e huaj. Ndërkohë kundërshtarët holandezë gabuan shume me gjuajtjet për tre, duke realizuar vetëm dy tentative.

Në pjesën e dytë Prishtina e ruajti nivelin e lojës dhe epërsia vetëm filloi të rritej gjithnjë e më tepër.

Më i dalluari në këtë fitore të Prishtinës ishte Anthony Davis Jr me 25 pikë, 9 kërcime, 2 bllokada, 1 asistim dhe 1 top të vjedhur, kurse te Groningeni u veçua Shane Hammink 11 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Dueli i kthimit mes skuadrave në fjalë do të zhvillohet pas dy ditëve në Holandë, aty ku Prishtinës i mjafton edhe një humbje nën 20 pikë diferencë për të kaluar në raundin e dytë kualifikues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...