Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basketboll femra/ Hidhet shorti për Olimpiadën Tokio 2020

Në Zvicër u hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojrave Olimpike 2020 në basketbollin e femrave, teksa 16 ekipet pjesëmarrëse do të konkurojnë mes tyre në katër grupe me nga 4 skuadra, ku 3 të parat do të kualifikohen për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Në selinë e FIBA, goglat e shortit përcaktuan rrugën drejt Tokios, teksa katër grupet do t’i zhvillojnë sfidat e tyre në 4 qytete të ndryshme, teksa janë përcaktuar që më parë dhe vendodhja e qyteteve organizatore të kualifikueseve që janë, Ostende e Belgjikës, Foshan e Kinës, Buges në Francë dhe Beograd. Sh.B.A. dhe vendi organizator i Japonisë do të kualifikohen automatikisht në fazën finale pavarësisht rezultateve në kualifikuese, e para si kampione olimpike në fuqi dhe e dyta si vend organizator. Pikërisht SHBA u shortua në të njëjtin grup me Nigerinë, Serbinë dhe Mozambikun. Në grupin e 2-të skuadrat pjesëmarrëse janë Franca, Porto Riko, Brazili dhe Australia dhe mund të konsiderohet dhe si shorti më i vështirë për këto ekipe ndërsa në grupin e 3-të bëjnë pjesë Korea e Jugut, Kina, Britania e Madhe dhe Spanja ndërsa në grupin e fundit u shortuan Kanadaja, Japonia, Suedia dhe Belgjika.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...