Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basketboll / Ylli i NBA-së humbet botërorin, koha “tradhton” rikuperimin e lojtarit!

Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, do të humbasë kupën e botës “FIBA 2023”. Dëmtimi në gjurin e majtë dhe operacioni në fillimin e kësaj vere, detyron basketbollistin grek të mos përfshihet nga kombëtarja helene për botërorin që do të nisë në javën e fundit të gushtit.
Pas takimeve të shumta me stafin mjekësor, Giannis e pranoi se, pavarësisht dëshirës së madhe, nuk do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit në botë:

“Më vjen shumë keq, por nuk do të jem pjesë e kupës së botës. Ishte opsioni i vetëm, në mënyrë që të vazhdoja karrierën time. Jam shumë i mërzitur për këtë vendim, por m’u këshillua nga mjekët që të mos luaja në botëror, pasi do të rrezikoja jashtëzakonisht shumë. U uroj shumë fat djemve në rrugëtimin e tyre”.

Lexo edhe:

Greqia do të jetë në Kupën e Botës në Grupin C së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jordaninë dhe Zelandën e Re. Ndeshja e parë për të besuarit e Dimitris Itoudis do të luhet më datë 26 gusht ndaj Jordanisë. Kupa e Botës “FIBA 2023” do të zhvillohet në tri vende, përkatësisht në Filipine, Japoni dhe Indonezi.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...