Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Basketbolli në zi, ndërron jetë në moshën 31-vjeçare ish-i i Hawks dhe Timberwolves

Një fatkeqësi trondit botën e basketbollit. Adreian Payne, një ish-lojtar i NBA-së dhe Euroleague-s, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare për shkaqe që nuk janë konfirmuar ende. Lajmi është bërë shpejt viral në Twitter, ku personalitete të shumta i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe kanë kujtuar lojtarin.

I rritur në basketbollin amerikan, Payne u stërvit në Universitetin e Miçiganit dhe ishte pjesë e draftit të vitit 2014, duke u përzgjedhur i 14-ti nga Hawks. Në vitin 2015 ai u transferua te Minnesota Timberwolves dhe luajti gjithsej 107 ndeshje në ligën më të mirë në botë përpara se të zhvendosej në Evropë.

Payne ka luajtur me Panathinaikos dhe ASVEl përpara se të nënshkruante për OGM Ormanspor në Turqi dhe Juventus Utenan në Lituani.

Payne në fakt ku ai kurrë nuk pati vazhdimësi në NBA, duke regjistruar një mesatare prej 4 pikësh dhe thuajse 3 “rebound” për ndeshje. Nga 107 takime në total, vetëm 24 i ka luajtur si titullar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...