Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Bastardi” Messi shpërthen me 4 gola ndaj Eibarit, debuton Braithwaite

Trajneri i Eibarit, Mendilibar, e etiketoi bastard Lionel Messin, sigurisht në mënyrë figurative, në konferencën në shtyp para ndeshjes, kur u pyet për mundësinë që “ylli” argjentinas të ruhej nga Quique Setien për përballjen e Championsit me Napolin. Dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk e zhgënjeu teknikun kundërshtar: shënoi katër gola në fitoren 5-0 te Barcelonës në “Camp Nou”.

Messi jo vetëm që nuk “pushoi” në fushë, por u shfaq që në minutat e para me ritëm të jashtëzakonshëm dhe në versionin e tij më të mirë, duke shënuar në pjesën e parë tri herë, në minutat 5’, 37’ dhe 40’. Instikti i tij vrasës i shërbeu për të realizuar të katërtin personal në minutën e 88-të. Për herë të fundit kishte shënuar katër gola pikërisht ndaj Eibarit, më 19 shtator të vitit 2017. Për ironi, nuk kishte shënuar në katër ndeshjet e fundit (tri në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit) dhe kritikat apo thumbimet mediatike e frymëzuan për të shpërthyer këtë të shtunë.

Setien i rezervoi debutimin edhe blerjes më të fundit, danezit Braithwaite, që ishte vendimtar në golin e pestë të Barcelonës, edhe pse topi u shty drejt rrjetën nga Arthur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...