Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Basti i Nagelsmann: Sot i trishtuar, nesër një nga më të mirët në botë

Ryan Gravenberch cilësohet si një nga mesfushorët më të talentuar të futbollit holandez. 20-vjeçari u ble nga Bayern Munchen në merkaton e verës për 18.5 milionë euro, por kalimi nga Ajaxi te kampionët e Gjermanisë është një hap i madh dhe lojtari me origjinë nga Surinami duhet të tregohet i duruar për të pritur momentin e tij.

Julian Nagelsmann nuk i ka dhuruar shumë minuta deri në këtë fazë të sezonit, Gravenerch numëron 114 minuta aktivizim gjatë gjashtë ndeshjeve që ka luajtur në Bundesliga – pothuajse të gjitha si zëvendësues – 134 në Champions dhe 103 mes Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë.

Trajneri e di mirë se lojtari është i pakënaqur, por ai dhe Bayerni besojnë shumë te potenciali dhe kualiteti i Gravenberch, i cili në të ardhmen pritet të kthehet një nga liderët e mesfushës së Bayernit dhe kombëtares holandeze, fanellën e së cilës e ka veshur 11 herë (1 gol).

Gravenberch është padyshim i trishtuar që nuk luan shumë, por nuk është i zemëruar. Së shpejti do të bëhet një nga më të mirët në botë”, deklaroi Nagelsmann gjatë konferencën për shtypin përpara transfertës ndaj Hoffenheim, duke karikuar në maksimum lojtarin e tij.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....