Kategoria Superiore

Basti i trajnerit Kostic, Luftëtar dëfryes dhe rezultativ

Në krye të Luftëtarit prej pak ditësh gjendet një trajner i ri, Milos Kostic. Slloveni, i cili pasoi në këtë post të larguarin Hasan Lika, që arriti për herë të parë të kualifikojë gjirokastritët në Europë, gjendet tashmë përballë sfidave jo të vogla, por dhe zgjedhjeve që duhet të bëjë për t’i dhënë një identitet të tijin skuadrës pa ndryshuar stilin me të cilin bluzinjtë na kanë mësuar në këto dy sezonet e fundit.

Në dy vitet e fundit Luftëtari jo vetëm ka qenë një ekip që ka dëfryer, por ka arritur dhe rezultate befasuese. Detyra për Kosticin nuk do të jetë e thjeshtë, aq më tepër që suksesi i paarardhësit të tij ka bërë që nga skuadra të largohen dhe emra të rëndësishëm. Klauzola e sllovenit parashikon minimalisht vendin e 3-të në kontratën 3-vjecare, për të mbajtur skuadrën në nivele të larta, por me Europën përpara dhe objektivin për të qëndruar lart në renditje në Superiore, Kostic duhet të bëjë llogaritë në këtë sezon pa dy lojtarët kryesor Abazaj dhe Bregu, të dy të larguar në merkato, ndërsa në kompeticionet europiane mund të mos jetë dhe Jakovljevic, që është i dëmtuar.

Synimi do të jetë sërish përpjekja për të afruar elementë të rinj, duke parë fillimisht nga tregu vendas, por duke kërkuar dhe jashtë Shqipërisë. Trajneri, përpara marrjes së detyrës, ka deklaruar  se ka parë të gjitha ndeshjet e Luftëtarit në këto dy vitet e fundit dhe ka krijuar një përshtypje të stilit dhe lojës së skuadrës së tij dhe fakti që ka përvojë, sidomos me skuadra moshash, mund ta bëjë që të ruajë të njëjtën strukturë të suksesshme të gjirokastritëve, duke u bazuar te elementët të rinj dhe premtues edhe pse për Europën nevojiten për momentin zgjidhje të shpejta.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top