Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Basti i veçantë për Messin, Sergio Aguero feston dy herë triumfin e Argjentinës

Sergio Aguero ka një miqësi të kahershme me Leo Messin. Ish-sulmuesi, i cili u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.

Gjithsesi, “El Kun” mbështeti si ultras kombëtaren e Argjentinës, që u dhuroi atij dhe gjithë popullit argjentinas Kupën e Botës për herë të tretë në historinë albiceleste.

 

34-vjeçari iu gëzua edhe fitimit të një basti që kishte vendosur përpara fillimit të Botërorit të Katarit, që sigurisht nuk mund të mos kishte lidhje me Leo Messin.

 

Aguero vendosi rreth 1 mijë $ që Leo do të shpallej Futbollisti më i mirë i Kupës së Botës. Dhe kështu ndodhi: në fund të turneut “pleshti” fitoi çmimin individual dhe trofeun e Kupës së Botës.

Shtatë gola dhe tri asiste regjistroi kapiteni në Katar 2022, duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit historik. Aguero u gëzua dyfish, ai fitoi rreth 8 mijë $ nga basti i vendosur për mikun e tij dhe legjendën e Argjentinës dhe futbollit botëror.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...