Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bastoni kryen vizitat mjekësore, ja kur pritet rikthimi në fushë

Bastoni kryen vizitat mjekësore, ja kur pritet rikthimi në fushë
Bastoni kryen vizitat mjekësore, ja kur pritet rikthimi në fushë

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka kryer testet mjekësore paraditen e të martës, të cilat kanë konfirmuar lodhjen muskulore dhe mungesën e tij të sigurt në ndeshjen ndaj Juventusit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje.

Titullari i zikaltërve u dëmtua në grumbullimin me kombëtaren italiane dhe humbi të dy ndeshjet eliminatore me të kaltrit, teksa krahas ndeshjes me Juventusin, nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit as për takimin e 29 nëntorit ndaj Benficës në Portugali.

Lexoni edhe:

Shpresat e mjekëve të Interit janë që të rikuperojnë Bastonin për fundjavën e 3 dhjetorit, kur Interi të sfidojë Napolin në transfertë, ose maksimumi në takimin ndaj Udineses pak ditë më vonë në “San Siro”.

Ndërkohë, Bastonin pritet ta zëvendësojë Acerbi në të majtë të mbrojtjes me tre, me De Vrij që do të aktivizohet në qendër dhe Darmian që do të kompletojë prapavijën.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...