Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Bojkoti më ndihmoi të rikuperohem, ndaj Young Boys luajmë shanset tona

Idi Batha në karrierën e tij ka kaluar shumë sfida dhe një tjetër sfidë e pret tashmë me bardheblutë, këtë herë në arenën europiane ku në “play off”-in e Europa League, shorti e ka vendosur përballë Young Boys-it, një kundërshtar i frikshëm në letër, por në fushë kurrë mos thuaj kurrë.

“Futbolli ka treguar që edhe ekipet që nuk janë favorite, mund të fitojnë një ndeshje. Megjithatë dihet që favoritë janë zviceranët dhe ne duhet të bëjmë maksimumin”, tha Batha.

Bojkoti i Superiores po kthehet në një problem për klubet, që presin të nisin sezonin e tyre, por këtë periudhë Batha e shfrytëzoi për t’u riaftësuar pas dëmtimit dhe për të fituar formën e duhur për të dhënë kontributin e tij dhe në përballjen europiane.

“personalisht më bëri mirë shtyrja e kampionatit, duke pasur parasysh edhe dëmtimin që pata. Tani shpresoj që të gjendet një zgjidhje, pasi nuk mund të rrimë pa futboll. Pushuam për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë dhe një tjetër ndalesë edhe tani, mund të na penalizojë jo pak. Them se jam 90% i rikuperuar dhe deri ditën e ndeshjes do të jem gati për të luajtur nga fillimi”, tha mesfushori.

Me mendjen nga Europa por dhe kampionati, ku Batha shpreson të mbrojë titullin me bardheblutë, në një sezon që e pranon se do të ketë jo pak rivalitet.

“Nuk mendoj që kemi vetëm Kukësin rival për titull, pasi në garë janë 3-4 ekipe. Diferencat janë shumë të vogla në Shqipëri dhe Teuta është një kundërshtar i fortë, ndërsa edhe Partizani ka bërë goditje me marrjen e Ilir Dajës në pankinë, ndaj do të jetë një garë e fortë”, u shpreh Batha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...