Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Bylisi “kockë e fortë”, nuk na lejohet të mendojmë për derbin

Kapiteni i Tiranës, Idriz Batha ka dalë sot në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes ndaj Bylisit, ku ka folur për punën që po bëhet nga trajneri Dede, por ka prekur edhe zhgënjimin e pësuar nga humbja e të shtunës në Shkodër

Sa ju kanë vlejtur këto pak ditë për të rikuperuar nga zhgënjimi i humbjes me Vllazninë?
Çdo ditë që kalon, është në favorin tonë, pasi kemi një trajner të ri, që po punon për të futur idetë e tij të ekip. Mendoj dhe shpresoj që të mos përsërisim të njëjtat gabime që bëmë në ndeshjen e fundit. Sa më shumë t’i afrohemi idesë së trajnerit, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Çfarë nuk shkoi në Shkodër?
Kjo që sapo thashë. Mendoj që kishim pak ditë në dispozicion për t’u përshtatur me stilin e ri të lojës. Megjithatë ndonëse nuk bëmë një lojë brilante, kishim mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe mund t’ia kishim dalë me pak kujdes.

Çfarë strategjie keni për nesër?
Bylis është një skuadër që ka treguar se është kockë e fortë për të gjithë ekipet. Është skuadër agresive, por mendoj që do t’i marrim masat dhe shpresoj të bëhet lojë e bukur.

A keni filluar të mendoni për derbin?
Të jem i sinqertë nuk e mendoj derbin, pasi kemi 2 ndeshje finale para se të shkojmë atje. Në situatën që jemi dhe me pikët që kemi grumbulluar, nuk na lejohet ta kemi mendjen te derbi, por te ndeshjet e radhës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...