Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Dua të shënoj sërish ndaj Laçit, kënaqemi edhe me Europën

Sfida e fazës së parë në Laç u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga Tirana, falë një goli spektakolar të Bathës, që doli sot në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Orges Shehi dhe shprehu sërish dëshirën për të vendosur përballjen e radhës ndaj kurbinasve.

Sa e rëndësishme është përballja me Laçin?
Në momentin ku ndodhemi, është një sfidë e rëndësishme me Laçin, me skuadrën më në formë të momentit. Është e rëndësishme dhe më e vështirë për ne. Këtu nuk ka nevojë për motivim, të gjithë e dinë rëndësinë e fanellës dhe të fitojmë ndaj çdo kundërshtari.

A do të donit të vendosnit sërish fatin e kësaj ndeshjeje?
Shpresoj për një tjetër supergol ndaj Laçit. E rëndësishme është të shënojmë, jo kush shënon. Nuk është momenti dhe sezoni i duhur i Tiranës, por e kemi thënë disa herë se kemi pasur probleme fizike me disa lojtarë përfshirë edhe veten dhe nuk ka pasur lojtarë të tjerë.

Duket se emrat e ardhur nga merkato, nuk përmbushën pritshmëritë te Tirana…
Merkato nuk doli siç prisnim ne të gjithë, ashtu siç kërkohet te Tirana. Megjithatë me lojtarët që kemi, kemi mundësi për të bërë më shumë. Tirana do fitoren ndaj çdo kundërshtari në çdo sezon. Këtë aktualin kemi parë se nuk ka asnjë pretendent kryesor dhe janë të ngjeshur. Ekipi i vendit të fundit ka fituar me vendin e parë.

Deklarata e Halili, ose titullin ose fare Europën?
Unë nuk mendoj kështu. Sigurisht që ne të gjithë duam të jemi kampionë në çdo vit, por duke parë vështirësitë që po kalojmë, edhe me Europën do kënaqeshim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...