Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Batha: Jemi në ekstazë prej titullin, duam dhe Kupën

Idriz Batha pret të bëjë “bis” në sezonin e tij të parë me Tirana. Mesfushori energjik parashikon në finale plot spektakël dhe shpreson që “Air Albania” të vazhdojë t’u sjellë fat bardhebluve

Si duket finalja e Kupës sapo pasi ke fituar titullin?

Finalja e Kupës mbetet për t’u fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj ta arrijmë me sukses.

Si është fryma në skuadër?

Pa diskutim që do të japim maksimumin dhe do ta vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi, si të thuash, ka një gjendje “ekstaze”, pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit, është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta ka qënë një kundërshtar i vështirë pasi keni ndarë pikë të barabarta në kampionat. Si e vlerësoni ndeshjen?

Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë, por e bukur.

Fituat titullin e parë kampion me Tiranën, ju nxit ideja të hapni një cikël fitues? A do e rinovoni kontratën?

 

Do të më pëlqente të krijonim një grup, që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund të shkojë shumë lart.

Sa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do të jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Finalja luhet në “Air Albania”. Kush është i avantazhuar?

Në një finale nuk ka favoritë. Mendoj dhe shpresoj që ta fitojmë ne, sepse duke parë dhe ecurinë tonë në “Air Albania”, ku nuk kemi pësuar asnjë humbje, ky është fati ynë.

Sa ju penalizon fakti që në Champions do të luani shumë shpejt, duke menduar anën fizike?

Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur, prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...