Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Largohem nga Partizani, dua të luaj jashtë

Idriz Batha nuk do të vijojë më të jetë pjesë e Partizanit. Lajmin e jep vetë mesfushori i “të kuqve”, që në një intervistë për Supersport, thekson se largimi ishte zgjidhja më e mirë në këto momente. Batha gjithashtu thekson se nuk po negocion me asnjë skuadër shqiptare, pasi dëshiron të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë.

“Me 99% mund të them se jam i larguar nga Partizani. Kemi biseduar edhe me drejtuesit për një zgjatje kontrate, por që nuk ramë dakord për diçka dhe vendosëm ndërprerjen e bashkëpunimit Më vjen keq që gjërat erdhën kështu. Gjithsesi, nuk mund të hedh poshtë gjithçka që kam kaluar në atë ekip për këto vite. Dy ndeshjet e fundit nuk mund të hedhin poshtë gjithçka. Ky ishte një vit për t’u harruar, i cili që në fillim nisi keq me ardhjen e Moggit dhe italianëve tek Partizani. Nuk mund të ecej përpara pa pasur një grup të cilët luajnë prej kohësh. Për ne që ishim si “garda e vjetër”, ishte si një presion pasi gjithçka po na faturohej neve. Ky ishte një term i gabuar, pasi të gjithë ne luftonim që ta çonim Partizanin më lart. Ishim më të fortë me Ekubanin, Torasën apo Cetkoviçin. Nuk jam në bisedime me ndonjë klub në Shqipëri, pasi kam dëshirë për një aventurë jashtë vendit”, deklaroi Batha.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...