Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha për Supersport: Fitoj zemrat e tifozëve dhe kthejmë Tiranën në majë

Në futboll ka shumë raste kur një lojtar kalon nga një skuadër rivale, te një tjetër, por rasti i Idriz Bathës është pak më i veçantë. Është e vërtetë që mesfushori ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit për 4 vite, ndërsa për disa kohë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por kur ishte me moshat, ka qenë pjesë e skuadrës bardheblu, ndaj mund të konsiderohet si një kthim në origjinë për 27-vjeçarin.

Ndjesitë në ditët e para të stërvitjes janë ndër më pozitivet dhe objektivi është për ta ngjitur Tiranën në shkallët më të larta të futbollit shqiptar, aty ku në fakt ky klub ka qëndruar për vite të tëra.

“Është kënaqësi e veçantë të veshësh fanellën e një klubi me traditë dhe emër si Tirana. Dëshira është për at parë veten dhe skuadrën sa më lart, por duhet t’i marrim gjërat me radhë dhe të shpresojmë që të shkojmë atje ku unë dhe Tirana duam”, shprehet Batha.

Me fanellën e kuqe mbi shpinë, nuk u dorëzua në asnjë derbi, por tashmë si pjesë e Tiranës, Batha synon të ndihmojë bardheblutë të thyejnë mallkimin 5-vjeçar pa fitore përballë “demave të kuq”, por nuk premton festë, në rast se shënon gol ndaj Partizanit.

“T’i marrim ndeshjet me radhë dhe kur të vijë derbi, shpresoj që fati të na buzëqeshë neve këtë herë. Festa është diçka që ndodh spontanisht dhe lidhet me anën emocionale, por më mirë t’ia lëmë fushës dhe të shohim”, tha Batha.

Me Ardian Memën, Batha njihet që nga viti i kaluar te Flamurtari, kur tekniku bardheblu ishte fillimisht pjesë e stafit të Ilir Dajës, ndërsa marrëdhënia mes të dyve është në kufijtë e përsosmërisë.

“Me presorin kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe madje jo vetëm unë ,por të gjithë, pasi ai di të ndërtojë marrëdhënie. Shpresoj që për të mirën tonë dhe të klubit, ky raport të vazhdojë kështu”, tha mesfushori.

Disa prej tifozëve të Tiranës nuk e kanë mirëpritur afrimin e Bathës te klubi bardheblu, për vetë faktin që veshi fanellën e rivalëve të tyre për 4 sezone, por vetë mesfushori 24-vjeçar e ka një përgjigje edhe për ta.

“Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që tifozët të kenë kundërshtime për një lojtar që ka veshur më parë fanellën e rivalit, por mbrojmë të njëjtat ngjyra dhe besoj se një ditë do bëhemi bashkë”, deklaroi Batha për Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...