Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Shoh shkëlqim në sytë e shokëve, askush më lart se Tirana

I ftuar nëpërmjet një lidhjeje direkte me “Zona Gol”, mesfushori I Tiranës, Idriz Batha, deklaroi se pret të shpallet kampion këtë sezon me Tiranën

Tifoz me Interin: Jam bërë tifoz zikaltër që në kohën e Ronaldos. Nuk jam ndjekës i madh i futbollit, vetëm derbit më pëlqejnë. E kam ndjekur Interin, pas investimeve që ka bërë, por Juventusi në Serinë A duhet mundur dhe duhet marrë shembull. Titulli? Tirana e Memës ka më shumë shanse se Interi i Contes.

Tirana, pretendente: Jemi për titull, sigurisht. Janë bërë shumë investime, të gjithë lojtarët janë me eksperiencë dhe synojmë titullin. Skuadrës i janë shtuar lojtarë me eksperiencë dhe kanë kaluar situata shumë të vështira në supe. Edhe ne do të kalojmë momente të vështira, si çdo ekip. Forca për titull do të duket në ato momente kur situata nuk do të jetë në favor, duhet të menaxhohet situata.

Goli dhe euforia: Unë devijova dhe Hoxhallari shënoi, gjithçka mund ta fal, por golin jo. Ai e meritonte golin, kjo është e vërteta. Euforia? Të them të drejtën nuk është se po e shprehim euforinë. Më pëlqen diçka, se po shoh shkëlqimin në sytë e shokëve që duan të fitojmë dhe asnjë nuk është më lart se ne. Lojtarët me eksperiencë dinë si ta shmangin këtë lloj situate. Një gjë është e sigurt, çdo futbollist do të jetë në fushën e lojës. Edhe ata që nuk luajnë përcjellin pozitivitet, më vjen mirë dhe shpresoj të shkojmë deri në fund.

Ruajtja e kreut: Këtë vit kanë ardhur lojtarë që duan të luajnë në momente me presion dhe kjo do të na bëjë që të menaxhohet situata. Tifozët më mbështesin, pasi po jap maksimumin në fushë me mish e me shpirt dhe kaq më mjafton”.

Trofeu si bardheblu: Unë jam stërvitur për të qenë në nivele sa më të larta, dhe për të qenë kampion. Normalisht dua të dal kampion dhe shpresoj të dal këtë vit. Do më pëlqejë bardheblu stadiumi i titullit, përderisa jam pjesë e Tiranës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...