Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Starova merr me të mirën nga futbollistët

Humbja me Laçin në transfertë, në ndeshjen e parë të fazës së dytë, ishte rezultati i parë dhe i fundit negativ i Partizanit të Starovës. Mesfushori Idriz Batha deklaroi pas suksesit me Lushnjën se trajneri i të kuqve e njeh mirë ambientin dhe di t’u marrë më të mirën futbollistëve.

E kishim parashikuar që do ishte ndeshje e vështirë, sepse e kishim studiuar lojën e Lushnjës në takimet e fundit. Më vjen mirë që arritëm të fitonim. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Mundësitë i kemi për të arritur shumë më lart. Trajneri Starova e njeh mirë skuadrën dhe di të marrë më të mirën nga futbollistët duke i vendosur në pozicionet ku mund të japin më shumë.

Sipas Bathës Partizani i ka të gjithë mundësitë jo vetëm të kapë zonën europiane, por të synojë edhe më shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...