Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Batha: Vlerësim Skënderbeut, respektin e tifozëve e fitoj në fushë

Në konferencën për shtyp për ndeshjen me Skënderbeun krah trajnerit Ardian Mema u shfaq mesfushori Idriz Batha. Ish-futbollisti i Partizanit thekson se duhet patur respekt për një ekip si Skënderbeu, pavarësisht vështirësive që ka kaluar.

“Ndeshja me Skënderbeun është nga të vështirat dhe meriton respekt. Tirana futet për fitore. Nuk e njoh mirë Tiranën e vjetshme, pasi ka ndryshuar shumë lojtarë, ka ndryshuar edhe trajnimi. Lojtarët janë të rëndësishëm dhe kushdo që luan me mua është mirë.”

Atmosfera: Lojtarët me eksperiencë kanë meritat e tyre dhe kemi një atmosferë pozitive. Në ndeshjet ndaj Skënderbeut shifrat flasin vetë, është një skuadër që ka bërë histori me lojtarë cilësorë dhe meriton respekt.

Mbështetja e tifozëve: Më mjafton respekti me tifozët në fushë dhe nuk kam krijuar marrëdhënie jashtë fushe me tifozëritë e tjera. Më mjafton të jap maksimumin dhe respektin në fushë. Pretendohet që të tregojmë vlerat në fushë dhe jo me fjalë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...