Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Batistuta: Messi jashtëtokësor, do të shënojë dyfishin e golave të mi

Në 2016-ën, me dygolëshin që u shënoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lionel Messi arriti kuotën e 54 finalizimeve me Kombëtaren e Argjentinës, duke barazuar rekordin e një emri të madh, si Omar Gabriel Batistuta. Sot Messi numëron 61 gola me përfaqësuesen në 123 ndeshje, ndërsa Batigol 54 golat e tij i realizoi në 77 ndeshje.

Sot, 48 vjec, Batistutës i vjen keq që nuk do të mbahet mend si golashënuesi më i mirë i Argjentinës, por e ka të qartë se para një fenomeni si Messi, ishte e pamundur ta mbaje këtë rekord.

“A jam i bezdisur se Messi ka shënuar më shumë se unë? Po, nuk mund ta mohoj. E kushi shumë për zemër atë rekord. Në gjithë botën më kujtonin si goleadori i historisë së Argjentinës. Besoj se Messi, me këto hapa, do të arrijë dyfishin e golave të mi. Gjëja pozitive është se renditem menjëherë pas një jashtëtokësori.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...