Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Batuta e Van Gaal: Di Maria më cilëson më të keqin? I ndodhi edhe Depay, tani puthemi në buzë

Louis Van Gaal i ka qejf batutat dhe me të fundit ka shkrirë gazit Memphis Depay, sulmuesin që ishte përkrah trajnerit të Holandës në konferencën për shtypin përpara sfidës të së premtes ndaj Argjentinës (20:00).

Në lojë është një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës Katar 2022. “Gjenerali”, i cili po shijon aventurën e tretë në stolin e kombëtares tulipane, nuk është fshehur dhe ka deklaruar publikisht se objektivi i tij është fitimi i Botërorit.

Gjatë prononcimit përpara gazetarëve, 71-vjeçari nga Amsterdami dha një përgjigje për Angel Di Marian, me të cilin punoi gjatë kohës kur ishte trajner i Manchester United. “Van Gaal është trajneri më i keq që kam patur në karrierë”, deklaroi argjentinasi.

Ndërkohë, “timonieri” i Holandës u shpreh: “Ai është ndër lojtarët e rrallë që ka këtë mendim për mua. Më vjen keq, është e trishtueshme që dëgjoj se ka folur kështu për mua.

Edhe Memphis (Depay) kishte të njëjtën situatë me mua te Manchesteri, por tani ne e puthim njëri-tjetrin në buzë”, deklaroi Van Gaal, moment që krijoi ilaritet të madh, sidomos te sulmuesi i Barcelonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...