Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayer Levekusen, 30 milionë euro Lazios për Thomas Strakoshën

Ofertë marramendëse nga Gjermania për Thomas Strakoshën. Bayer Leverkusen po tenton të nisë bisedimet me Lazion për portierin shqiptar, për të cilin është gati të shpenzojë 30 milionë euro. Presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare, janë të mendimit që 23-vjeçari kuqezi duhet të qëndrojë në Romë të paktën edhe për një sezon.

Drejtuesit lacialë për momentin i kanë ngritur barrierën Leverkusenit, sepse po presin të kuptojnë se cilat do të jenë lëvizjet e tjera në merkato, edhe pse Strakosha dhe familja e tij janë të gatshëm për të nisur një aventurë të re në Bundesligë. Nëse për shumë lojtarë lacialë, që këkrohen nga klubet e mëdha (Felipe Anderosn apo Milinkovic-Savic), ofertat janë hipotetike, për Strakoshën Lazio i ka në tavolinë 30 milionë euro.

Më këtë ofertë lidhet edhe fakti që Lazio po vonon zyrtarizimin e portierit 35-vjeçar belg me pasaportë italiane të Olympiacosit, Silvio Proto. Sepse, nëse ikën Strakosha, Lazio duhet të gjejë një portier të denjë për rolin e titullarit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...