Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayer Leverkusen-Bayern Mynih, në “Bay Arena” vendoset kryesuesi i vitit

Bayer Leverkusen është rikthyer të kryesojë kampionatin gjerman dhe të rivalizojë të paktën momentalisht Bayernin e Mynihut në rrugën për titullin kampion, pasi është e vetmja skuadër e Bundesligës që nuk ka pësuar ende humbje në 12 javët e para, ku numëron 8 fitore dhe 4 barazime.

Sonte në orën 18:30 “Aspirinat” do të presin në “Bay Arena” pikërisht kampionët në fuqi të Gjermanisë e Europës, Bayernin e Mynihut, në sfidën më të rëndësishme të javës së 13 të kampionatit gjerman.

Përballja mes dy skuadrave ka sjellë gola të shumta dhe spektakël vazhdimisht, ndaj nuk pritet të ketë përjashtim as sfida e mbrëmjes së sotme, me dy skuadrat që ndajnë vendin e parë dhe të dytë me vetëm një pikë diferencë.

Hansi Flick do të duhet të bëjë pa shërbimet e Leon Goretzkës, por në dyshim është edhe Joshua Kimmich, ndërsa nga ana tjetër Leverkusen ka në dispozicion të gjithë titullarët dhe pritet shumë nga sulmuesi Lucas Alario, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Bayer Leverkusen ka mbrojtjen e dytë më të mirë me 10 gola të pësuar (9 ka pësuar Leipzig), ndërsa bavarezët e Hansi Flick kanë nxjerrë plot 18 herë topin nga rrjeta në 12 javët e para të sezonit, megjithatë mund të krenohen me sulmin, pasi kanë shënuar plot 37 gola, 10 më tepër se “Aspirinat”.

Sfidën mes Bayer Leverkusën dhe Bayern Munich do ta keni mundësi ta ndiqni në Eurosport 2, në kanalin 98 të Digitalb, duke nisur nga ora 18:30, ndërsa më herët, në orën 15:30 do të mund të ndiqni përballjen Leipzig-Koln.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...