Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayer Leverkusen fton tifozët të përjetësojnë sezonin historik: Nisin prenotimet për tatuazh!

Bayer Leverkusen është padyshim skuadra më mahnitëse e këtij edicioni futbollistik. “Aspirinat” e udhëhequr nga trajneri Xabi Alonso fituan për herë të parë në historinë e tyre titullin në Gjermani, ndërsa janë gjithashtu edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë si dhe finalen e Europa League.

Por, për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë sezon, Leverkusen regjistroi edhe rekordin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje, plot 49. Një rekord që e mban e vetme dhe që ka mundësinë ta zgjasë edhe më tej.

Lexo edhe:

Në këtë formë, për të festuar këtë sezon, klubi i Leverkusen ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për tifozerinë e saj duke i ftuar të bëjnë tatuazh diçka që lidhet me skuadrën. Në sajtin zyrtar të klubit shkruhet se prenotimet për tatuazhet e para tashmë kanë nisur dhe mbetet për t’u parë se kush prej tifozëve do të ketë idenë më të veçantë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....