Bayer Leverkusen kualifikohet me goleadë në turin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Në raundin e parë, aspirinat triumfuan me rezultatin 0-7 në transfertën ndaj modestëve të Norderstedt. Leverkusen shënoi 6 herë që në pjesën e parë ku spikati Amiri me 2 gola. Në fraksionin e dytë gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e Peter Bosz edhe afrimi i bujshëm i kësaj vere sulmuesi Patrik Schik i cili hyri në fushë nga stoli duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Bayer Leverkusen. U kualifikua në fazën tjetër edhe Shtutgart që triumfoi 0-1 në transfertën ndaj Hansa Rostock me një gol të Wamangituka. Avancuan në raundin tjetër edhe disa skuadra të Bundesligës së dytë si Holsten Kiel, Paderborn e Sandhausen me dy të parat që regjistruan fitore tenistike.
