Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern “blindon” një talent, rivalët në Evropë “pushtohen” nga pandemia

Bayern Munchen ka rinovuar kontratën me Gabriel Vidovic. 18-vjeçari me origjinë kroate – 2 ndeshje me Kroacinë U21 – luan në sulm, aktivizohet me ekipin e dytë dhe këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe 20 ndeshje në Regionalliga (divizioni i katërt i futbollit gjerman).

Lojtari ofensiv ka firmosur deri në vitin 2025 me rekordmenët e Gjermanisë. “Vidovic është një lojtar teknik dhe shumë i talentuar. Ai ka 6 vjet që është pjesa e jona, është stërvitur në mënyrë të shkëlqyer dhe ky është një hap i rëndësishëm për të”, deklaroi Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit.

I gëzuar për këtë kontratë edhe lojtari kroat: ”Jam i lumtur, dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë besuar tek unë. Ky është një hap i vogël përpara, por do të bëj gjithçka që të luaj me Bayernin për një kohë sa më të gjatë”.

Ndërkohë, Salzburg, rivali i skuadrës së Julian Nagelsmann në Champions League, është pushtuar nga pandemia. 15 lojtarë të kampionëve të Austrisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, disa prej të cilëve kanë simptoma të lehta.

Takimi i parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa ndeshja e kthimit për një biletë në çerekfinale do të zhvillohet më 8 mars në “Allianz Arena”.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...