Bayern Munich vuan por në fund kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Hansi Flick mposhti me rezultatin 4-3 Hoffenheim në sfidën e raundit të 1/8-at një ndeshje të cilën Bayerni e nisi në malore por arriti ta vendoste në shinat e duhura shumë shpejt. Autogolit të Boateng vendasit iu kundërpërgjigjën me një tjetër autogol me Hubner që shënoi në portën e tij duke barazuar shifrat që në minutën e 13-të. Në pjesën e parë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Muller dhe të përhershmin Leëandoëski. Në minutën e 80-të Leva me golin e dytë personal i çoi shifrat në 4-1, por atëherë kur dukej gjithçka e përfunduar Hoffenheim trembi Bayernin duke shënuar dy herë me afrimin e janarit, izraelitin Munas Dabbur. Gjithsesi bavarezët fituan 4-3 dhe avancuan në raundin tjetër. U kualifikua në çerekfinalet DFB-Pokal edhe Bayer Leverkusen që kaloi me shifrat 2-1 Shtuttgartin. Union Berlin triumfoi 0-1 në transfertën ndaj modestëve të Verl, ndërkohë që Saarbrucken mposhti pas kohës shtesë me rezultatin 1-0 skuadrën e Karlsruher.
