Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Bayern dhe M.City e mbyllin të parat, Juve bie në Zvicër!

Barazim spektakolar 3-3 mes Ajaxit dhe Bayernit në Holandë me bavarezët që gjithsesi ja dolën ta mbyllnin grupin E në vendin e parë me 2 pikë më shumë se harkëtarët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica mposhti 1-0 Aekun e Athinës me një gol  në minutat e fundit. Në grupin F, Manchester City ruajti kreun e grupit falë fitores 2-1 ndaj Hoffenheim që u eliminua, ndërkohë që Lyon ruajti vendin e dytë me barazimin 1-1 në Ukrainë ndaj Shakthar Donetsk që do të vazhdojë aventurën europiane në Europa League. Humbje që nuk ndryshuan asgjë në renditjen e grupit H. Surprizën e bëri Juventusi që u thye në Zvicër nga Young Boys me rezultatin 2-1. Me të njëjtat shifra Valencia mposhti Manchester United dhe në shortin e 1/16 të Europa League do të jetë në vazon e parë, atë të favoriteve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...