Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern, flet Hoeness: Osimhen shumë i shtrenjtë, Kane një garanci!

Bajerni i Mynihut e përjetoi sezonin e fundit pa një qendërsulmues të mirëfilltë.

Me lamtumirën e Lewandowskit që kaloi te Barcelona munguan golat me peshë me bavarezët që rrezikuan ta mbyllnin sezonin pa asnjë titull, pasi fituan kampionatin vetëm me golin e Musialas në minutën e ‘89 të ndeshjes së fundit, pas zhgënjimit të pësuar në Kupat.

Golashënuesi më i mirë i sezonit që sapo u mbyll ishte Gnabry me 17 gola, shumë larg nga Lewandowski në 8 vitet e tij në Bavari.

Polaku, në sezonin e tij më të keq te Bajerni, shënoi 25 gola, ndërkohë që për pjesën tjetër nuk zbriti kurrë poshtë 40 golave në sezon.

Te Bayern në javët e fundit nuk e kanë fshehur faktin se po kërkojnë një sulmues klasi. Ëndrra është Osimhen, edhe pse nuk e kanë të lehtë ta marrin. Presidenti i nderit të klubit, Uli Hoeness, që është edhe anëtar i këshillit administrativ të Bayernit, foli për sulmuesin duke bërë të ditur se kërkesa e Napolit për të është shumë më e lartë nga vlera e tregut, teksa u shpreh:

“Me Osimhen mund të programonim për thuajse 10 vjet, por pritshmëria e arkëtimit që ka klubi i tij është jashtë çdo logjike. Bayerni nuk bën operacione të tilla”.

Në të vërtetë, Bajerni ka treguar se mund të shpenzojë për lojtarë që mbahen gjatë. Në vitin 2019 bavarezët derdhën 80 milionë euro, rekord i klubit ky për të marrë Lucas Hernandezin, një mbrojtës krahu.

Sulmuesit ndërkohë dihet që kushtojnë më shumë, sigurisht që kërkesat e De Laurenttis për Osmihen janë shumë të larta, rreth 180 milionë euro, më shumë se dyfishi i shumës më të madhe që Bayerni ka shpenzuar ndonjëherë për një lojtar të vetëm.

Lexo edhe:

Për momentin, lojtari më pranë transferimit në Bavari është Harry Kane i Tottenhamit. “Spurs”-at duan të rinovojnë kontratën e tij, në skadencë në 2024, por kapiteni nuk ka ndër mend të hapë tratativat me londinezët para mbylljes së merkatos.

Objektivi i tij është ai që të transferohet në një klub më të rëndësishëm, siç është Bayerni. Hoennes flet hapur edhe për të:

“Kane është 29 vjeç dhe do të ishte një operacion i kushtueshëm, por është e qartë se do të na ndihmonte menjëherë. Do të integrohej shumë mirë te ne, do të ishte një garanci. Di të shënojë me të djathtën, me të majtën dhe me kokë, është i kompletuar. Me një goditje si ajo e Kane do të ndërmerrnim pak rrezik dhe do të na jepte mundësi të mëdha.

U bënë 10 vjet që demonstron se është një sulmues i klasit botëror. Do të na sillte cilësi dhe eksperiencë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...