Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern ‘fluturon’ në krye, Rashica debuton te Werderi

Bayerni i Mynihut vijon të ‘vrapojë’ drejt titullit kampion, teksa sot ka kaluar edhe pengesën e radhës, Mainzin dhe e ka çuar në 18 pikë diferencën nga Leverkuseni ndjekës. Bavarezët e Heynckesit kanë triumfuar me rezultatin 0-2, falë golave të shënuar nga Ribery dhe James Rodriguez, në 45-minutëshin e parë.

Milot Rashica luajti për 56 minuta në debutimin e tij me skuadrën gjermane të Werder Bremenit, por pa arritur të lërë gjurmë. Nga ana tjetër, ekipi i tij arriti të përmbysë rezultatin e pjesës së parë, duke dalë me një 3-pikësh të rëndësishëm nga kjo transfertë.

Amir Abrashi është rikthyer në një titullar të padiskutueshëm te Freiburgu, që këtë herë ndali edhe Leverkusenin e vendit të dytë, në barazim 0-0. Mesfushori i kombëtares shqiptare u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, ndërsa ishte nga më të mirët për skuadrën e tij.

Vetëm barazim 1-1 u regjistrua edhe në dy sfidat e tjera Volfsburg-Stuttgart dhe Hertha Berlin-Hoffenhaim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...