Kupa e Gjermanise

Bayern-Frankfurt, Kovac do Kupën për të çuar Eintracht-in në Europë, Heynckes për ta mbyllur me trofe

Me titullin e 27-të Bundesligës të siguruar, kampionët e Gjermanisë shënojnë një tjetër sukses duke mbërritur në finalen e 5-të të Kupës së Gjermanisë brenda 7 viteve, me Bayernin që fitoi 6-2 ndaj Leverkusen në gjysmëfinale.  Sfida e 19 majit do të shënojë njëherazi edhe rikthimin e Manuel Neuer që pritet të zbresë në fushë për herë të parë që nga shtatori i shkuar pas dëmtimit të pësuar. Kjo do të jetë gjithashtu edhe ndeshja e fundit për trajnerin Jup Heynckes në stolin e bavarezëve nën urdhrat e të cilit do të rreshtohet edhe Hummels që është i rikuperuar. Me një organikë të pasurur që sheh të rikuperuar edhe David Alaba dhe Arjen Robben, ndërkohë që do të mungojë Jerome Boateng si dhe ka ende dyshime për Thomas Muler.

Nga ana tjetër kjo finale është një arritje edhe për Eintracht Frankfurt që ja del të mbërrijë në këtë fazë për të dytin vit rradhazi me teknikun Niko Kovac që pas kësaj sfide do të lërë stolin, pasi është pikërisht ai do të jetë pasuesi i Heynckens tek Bayern Mynih. Fitorja është detyrim për ekipin e Eintracht nëse dëshirojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm, me kroatin Kovac që nuk ka kufizime nga infermieria. Pritet që ekipi nga Frankfurti të zbresë në fushë më formacionin që i shkakoi jo pak telashe bavarezëve në takimin e parë të sezonit. Nga ana statistikore kjo finale i ka parë këta rivalë të përballen edhe në vitin 2006 me Claudio Pizarron që shënoi golin e vetëm në suksesin e Bayernit. Frankfurt nuk e mund Bayernin e Mynihut në ndonjë kompeticion  që nga marsi i vitit 2010. Robert Lewandowski ndërkohë është kryegolashënuesi i këtij kompeticioni për këtë sezon, me një total prej 5 golash ndersa ka shënur tre herë në finalet e kupës së Gjermanisë. Thomas Muller renditet i dyti. Ndeshja e fundit për Heynckes në stolin e bavarezëve përpara rikthimit të tij për herë të katërt këtë sezon, ka qënë pikërisht finalja e kupës së Gjermanisë të cilën Bayerni e fitoi 3-2 përballë Stutgartit. Ndërkohë që Niko Kovac e ka ngritur trofeun e kupës së Gjermanisë në vitin 2003 si lojtar i Bayern Munich.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency