Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern “luan tenis” me Mainzin, Perisic gjen golin e parë në Gjermani

Bayerni i Mynihut arriti të triumfojë me rezultatin tenistik 6-1 ndaj Mainzin të “Allianz Arena”, në një takim të cilin e dominoi totalisht gjatë gjithë 90-minutëshit, duke marrë kështu edhe fitoren e parë sezonale para tifozërisë së tij.

Bavarezët u befasuan në minutën e 6’ nga Boetius, që shënoi në portën e Neuer, ndërsa më pas zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe gjetën barazimin në minutën e 36’ me anë të mbrojtësit francez Pavard, që shënoi një gol të bukur pas zhvillimeve nga goditja e këndit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte mbrojtësi i krahut tjetër, austriaku David Alaba, që shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e drejtuar nga Niko Kovac, duke çuar bavarezët në dhomat e zhveshjes në avantazhin 2-1.

Pjesa e dytë foli tërësisht për të zotët e shtëpisë që shënuan fillimisht me kroatin Perisic dhe më pas me Coeman, Lewandowski dhe Davies, të cilët kompletuan suksesin tenistik 6-1 ndaj Mainzit.

Amir Abrashi pa nga stoli ndeshjen mes Feriburgut dhe Kolnit, që u fitua me rezultatin 1-2 me përmbysje nga ana e miqve, ndërsa në sfidën Wolfsburg-Paderborn, që përfundoi në barazim 1-1, për miqtë ishte titullar edhe mesfushori më i ri i Kombëtares Shqiptare Klaus Gjasula.

Në barazim pa gola përfundoi ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Hoffenhaimit, ndërsa Schalke 04 u rikthye te suksesi, pasi mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Herthën e Berlinit. Në orën 18:30 do të luhet sfida tjetër e Bundesligës mes Union Berlin dhe Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...