Bundesliga

Bayern me 12 vetë në fushë, Federata Gjermane jep vendimin mbi sfidën me Freiburg

Bayern Munich e fitoi ndeshjen e fundit të Bundesligës me rezultatin 1-4, mirëpo në fund bavarezët rrezikuan ta humbnin atë në tavolinë me rezultatin 3-0. Kjo për shkak të një gabimi “fëmijënor”, pasi bavarezët për thuajse 15 sekonda qëndruan me 12 lojtarë në fushën e lojës.

Në minutën e 85, trajneri Nagelsmann vendos të hedhë në fushë Sabitzer e Sule ndërsa nga fusha duhej të dilnin Tolisso e Coman. Mirëpo, francezi u vonua në daljen nga fusha dhe askush nuk e vuri re teksa loja rifilloi me Bayernin me 12 vetë.

Në këtë formë, Freiburg vendosi të apelonte dhe të kërkonte fitoren në tavolinë. Por, Federata Gjermane i është përgjigjur negativisht kërkesës së Freiburg, duke lënë në fuqi rezultatin 1-4 me Bayernin që mund të shijojë tre pikët e marra.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency