Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern me një dorë te titulli, festa mund të nisë të martën në mbrëmje

Bayerni i Mynihut vë njërën dorë te titulli kampion i sezonit 2019-2020 në Bundesligë, pasi mposhti Borussia Monchengladbach me rezultatin 2-1 dhe çoi sërish në 7 pikë diferencën nga Dortmundi ndjekës, kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë deri në finish.

Në “Allianz Arena” bavarezët u paraqitën pa bomberin kryesor të skuadrës, polakun Robert Lewandowski, i cili ishte i pezulluar, ndërsa sfidën e zhbllokoi zëvendësuesi i tij, 19-vjeçari Joshua Zirkee.

Megjithatë vetëm pak minuta më vonë miqtë gjetën barazimin, pas një autogoli të mbrojtësit francez të Bayernit, Benjamin Pavard, ndërsa ky rezultat mbeti në fuqi deri në minutën e 86’, duke dhënë idenë se gjithçka do të mbyllej në baraspeshë.

Por ishte një aksion i nisur nga Leon Goretzka dhe po vetë ky i fundit, pasi u shërbye nga francezi Pavard, arriti të dërgojë për herë të dytë sferën në rrjetë dhe t’i japë fitoren skuadrës së Hans Flick.

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i Bundesligës, festa e bavarezëve mund të nisë që të martën në mbrëmje, kur do të luajnë në transfertë ndaj Werder Bremen dhe një fitore atje do t’i shpallte matematikisht kampionë.

Bayerni i Mynihut ecën kështu i sigurt drejt titullit të 8 kampion radhazi, pasi ka vendosur diktatin që prej sezonin 2012-2013, ndërsa gjatë gjithë historisë, bavarezët kanë fituar 29 herë titullin dhe këtë sezon pritet ta ngrenë lart kupën për herë të 30.

Haaland mban hapur garën për titull, Paderborn bie matematikisht, Gjasula hyn në histori

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...