Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Bayern, më vjen keq”, portieri spanjoll zgjedh kalimin te Real Madrid

Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga është afër transferimit te Reali i Madridit. Sipas shtypit anglez, “gardiani” bask shihet si zëvendësuesi i Courtois, i cili sapo është operuar dhe pritet të mungojë të paktën 6 muaj.

Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti theksoi se do i jepte besim të plotë ukrainasit Lunin, megjithatë klubi po punon për marrjen e një portieri tjetër. De Gea nuk pëlqehet nga Reali, teksa kandidaturë është edhe Bono i Sevillas.

Lexo edhe:

Kepa ka marrë ofertë nga Bayern Munchen. Bavarezët, me Neuer të dëmtuar, kërkojnë një portier për të zëvendësuar Sommer, i cili shkoi tek Interi. Megjithatë, spanjolli është duke pritur Realin.

Pasi preferon më shumë rikthimin në La Liga dhe transferimin në “Santiago Bernabeu” krahasuar me kalimin te rekordmenët gjermanë të Thomas Tuchel.

28-vjeçari, i cili numëron 13 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, mban rekordin e portierit më të shtrenjtë në histori, pasi u transferua në gushtin e vitit 2018 nga Bilbao te Chelsea për 80 mln euro.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...