Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern mendon për zëvendësuesin e Lewandowskit, Icardi në ‘pole’

Bayerni i Mynihut po punon mjaft intensivisht për të piketuar emrat që do të afrojë në merkaton e verës së ardhshme, pasi krahas përforcimeve do të duhet të mendojë edhe për të zëvendësuar lojtarët që do të largohen, apo ata të cilën nuk ofrojnë shumë garanci për shkak të moshës.

Kështu, emri i parë i piketuar është ai i Julian Draxlerit të PSG-së, që shikohet si zëvendësuesi ideal i Franck Ribery-së, në të majtë të sulmit. Por bavarezët janë në kërkim edhe të një sulmuesi me peshë, që të marrë vendin e Lewandowskit, me polakut që e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit, me destinacion Madridin.

Emri më i preferuar nga gjermanët, është ai i kapitenit të Interit, Mauro Icardi, futbollist mjaft i ri në moshë dhe me një nuhatje të jashtëzakonëshme për golin. Icardi luan te Interi prej 2013-ës, por në rast se zikaltrit nuk ia dalin të kualifikohen në Champions këtë sezon, atëherë ai do të kërkonte largimin drejt një skuadre ku ka mundësi të fitojë trofe. Vera është ende larg, por që tani parashikohet të jetë maft e nxehtë edhe përsa i përket merkatos në futboll.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...