Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern merr vendimin final për Perisiç, tani “topi” u kalon drejtuesve të Interit

Drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë pritur dje në një takim menaxherët e sulmuesit kroat Ivan Perisic, të cilëve u kanë komunikuar se klubi bavarez nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes së tij për shifrën e 20 milionë eurove, siç ishte e parashikuar më herët në marrëveshjen me Interin.

Perisiç iu bashkua gjigantëve gjermanë verën e kaluar në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, por duket se gjermanët, përtej vlerësimit që kanë për kroatin, e shohin si shumë të lartë këtë shumë.

Megjithatë, siç raportojnë mediat pranë klubit bavarez, është lënë i hapur opsioni i vijimit të bashkëpunimit, nëse Interi do të pranojë një tjetër huazim një vjeçar, ose do të ulë pretendimet në shifrën e 10-12 milionë eurove.

Tani topi kalon në fushën e zikaltërve, që do të duhet të vendosin nëse do të rikthejnë sërish në bazë kroatin, aty ku do të vuante për të gjetur vend në skemat e Contes, apo do të pranojnë uljen e çmimit për ta shitur përfundimisht.

Vlen të theksohet se kroati peshon vetëm 6 milionë euro në bilancin e klubit, ndaj opsioni ku mund të përfitonin të dy palët do të ishte një tjetër huazim një vjeçar, me detyrim blerjeje verën e ardhshme për shifrën e 10 milionë eurove.

Gjithsesi vera është e gjatë dhe drejtuesit e të dy klubeve do të kenë mundësi të gjejnë zgjidhjen më të mirë, që do të kënaqte që të tre palët e përfshira në marrëveshje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...