Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern Munich dhe Dortmund në sprintin final, verdhezinjtë më të favorizuar

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund do të duelojnë në distancë në tre javët e fundit për titullin kampion në Gjermani. Në vitet e fundit, bavarezët kanë qenë dominues dhe kanë arritur që të fitojnë në pjesën më të madhe të rasteve nme diferencë të konsiderueshme pikësh titullin kampion, por këtë sezon pritshmëritë janë maksimale që skuadra kampione të caktohet pasditen e 27 majit.

Të dyja skuadra duket se janë në kushte të ngjashme, referuar kalendarin. Si Bayern dhe Dortmund do të luajnë nga dy ndeshje në shtëpi në tre javët e fundit e do të kenë vetëm nga një sfidë jashtë fushe. Bayern do të presë këtë fundjavë Schalken e cila është në një pozitë shumë të vështirë, teksa ndodhet në pjesën e fundit të tabelës e garon për mbijetesën. Më pas vizitor në “Alianz Arena” do të jetë Leipzig që synon oznën Champions. Në fund, Bayern e mbyll në “RheinEnergieStadion ndaj Köln. Tre betejat e fundit për Bayern që nëse merr 9 pikë të pota atëherë do të siguronte titullin kampion.

Në anën tjetër, Dortmund pret në fundjavë Borussia M’gladbach që ndodhet pa objektiva në mesin e tabelës, viziton Augsburgun që ka një diferencë prej 6 pikësh me rënien, e në fund fund pret në “Signal Iduna Park” Mainz që garon për Europën për momentin. Verdhezinjtë kanë përballë kundërhstarë disi më të lehtë, krahasuar me kampionët në fuqi, që këtë edicion nuk kanë patur shkëlqimin e sezoneve të fundit.

Bayern është 10 herë radhazi kampion I Gjermanisë por këtë sezon mbetet për tu parë nëse do të ruajë vazhdimësinë apo më në fund Dortmund do arrijë që të thyej bavarezët pas një dekade.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...